Bushi: Te Kombëtarja mendoj që duhet të fokusohemi vetëm te kombëtarja

Futboll

Bushi: Te Kombëtarja mendoj që duhet të fokusohemi vetëm te kombëtarja

Më: 5 mars 2021 Në ora: 13:22
Bushi: Te Kombëtarja mendoj që duhet të fokusohemi vetëm te kombëtarja

Trajneri i ekipit kombëtar Shpresa të Shqipërisë, Alban Bushi, ka deklaruar se Kombëtarja A do të ketë prurje të mëdha në të ardhmen duke parë talentet e shumta që po rriten te moshat. Sipas tij, prioriteti kryesor i ekipit U-21 mbetet furnizimi i Kombëtares A dhe se zgjedhjet nuk mungojnë.

“Ekipi i Shpresës sa herë që grumbullohet ka 10 ose 12 lojtarë të rinj, disa i merr Kombëtarja A dhe kjo tregon që është bërë një punë e mirë tek ekipet e moshave të Shqipërisë. Federata e Futbollit ka ndërtuar një strategji shumë të mirë, duke krijuar ekipe nga U-13 që do të marrë pjesë në kampionatin e Kategorisë Superiore këtë vit U-15, U-17, U-19, U-21. Kjo është një punë që ka filluar herët dhe jep frytet e veta tani. Sa herë që kemi mungesa, ne nuk është se i ndjejmë ato mungesa. Përsëri ekipi është mirë dhe kjo tregon që kemi një brez që po vjen dhe kemi shumë alternativa. Kjo do të thotë që ekipi kombëtar A nuk do të vuajë në të ardhmen”, – thotë Bushi, duke shtuar se Shqipërisë i ka ardhur në brez, duke filluar nga vitlindja 1998 e deri te ajo 2002, që po spikasin në ekipet e moshave.

“Mendoj që me këto moshat e vogla jemi bërë një Francë e vogël që ka aq shumë lojtarë sa lojtarët e mirë nuk i grumbullon fare, pra nuk është se ato lojtarë që nuk kanë ardhur këtë radhë nuk do të jenë në të ardhmen.

Ato mund t’i grumbullojë edhe kombëtarja A, sepse janë lojtarë shumë cilësorë. Dhe këta janë shumë të mirë, pastaj do zgjedhësh më të mirën, ne ku ta gjejmë që nga gjithë të mirët të zgjedhim më të mirën.

Është një luks për trajnerin por edhe konkurrenca i bën mirë, sepse e shoh sa herë që kemi konkurrencë në ekip, ata japin gjithmonë më të mirën. Rëndësi ka çfarë jep në fushë. Te Kombëtarja mendoj që duhet të fokusohemi vetëm te kombëtarja, nuk më interesojnë emrat se nga kush klub vijnë apo se kush je”, – deklaroi tekniku i kuqezinjve të vegjël.

Me pak fjalë e ardhmja e futbollit shqiptar premton shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat