Konfirmohet më e keqja

Futboll

Konfirmohet më e keqja

Më: 5 mars 2021 Në ora: 13:45
Konfirmohet më e keqja

Lajm i keq për Romën, e cila u kthye nga Firence me tri pikë të çmuara, por duhet të merret me dëmtimin e rëndë të pësuar nga Veretout kundër ish-skuadrës së tij. Mesfushori francez, i detyruar të linte fushën e “Franchi”, iu nënshtrua testeve instrumentale, që konfirmuan parashikimet pesimiste.

Sipas raporteve nga “Sky Sport”, Veretout pësoi një dëmtim të muskujve, çka do ta detyrojë atë të qëndrojë pushim për rreth një muaj, duke bërë që të humbasë të paktën pesë ndeshje midis kampionatit dhe “Europa League”.

Fonseca nuk do të jetë në gjendje ta llogarisë Veretout kundër Genoa, Parma dhe Napoli, si dhe në sfidën e dyfishtë të “Europa League”, kundër Shakhtar.

 Veretout ka qenë element kryesor i Romës këtë sezon, duke luajtur 30 ndeshje, shënuar 11 gola dhe dhënë 5 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat