Del Piero nis punë të re në televizionin ESPN!

Futboll

Del Piero nis punë të re në televizionin ESPN!

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:21
Alessandro Del Piero

Legjenda e futbollit italian, Alessandro Del Piero është bërë me punë të re.

46-vjeçari ka filluar punën si analist sportiv në televizionin ESPN.

“Ne jemi të lumtur që e konfirmojmë se Del Piero është bashkuar në studiot tona si analist”, shkruan në njoftimin e ESPN.

Në anën tjetër, Del Piero shprehet i lumtur që do të punoj në këtë televizion.

“Shumë i lumtur. Kam shikuar futboll në Amerikë për një kohë të gjatë. Amerika ka shumë talentë të mirë, djem të rinj që janë fantastik”, ka thënë Del Piero.

Kujtojmë që legjenda e Juventusit, së fundi luajti për ekipin e Delhi Dynamos, kurse në vitin 2014 u pensionua nga futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat