Derbi i Prizrenit, Liria kompletohet! Gjeraj optimist 

Futboll

Derbi i Prizrenit, Liria kompletohet! Gjeraj optimist 

Nga: K.G. Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:45
Derbi i Prizrenit, Liria kompletohet! Gjeraj optimist 

Derbi i Prizrenit në kuadër të javës së 17-të të Ligës së Parë të Kosovë në futboll, grupi A, A&N kundër skuadrës me renome Liria.  A&N qëndron më mirë në tabelë, në pozitën e tretë me 27 pikë apo tre pozita më lart se Liria që ka 21 sosh. 

Dy skuadrat premtojnë lojë të mirë, ndërsa Liria kompletohet për këtë sfidë.   

“Ndeshja është e rëndësishme për të dyja skuadrat, në luftë për kreun.Ne, kemi përvojën dhe kualitetin.Shpresojmë që të arrijmë tre pikë në fund të ndeshjes', ka thënë kapiteni Robert Gjeraj për faqen e FC Liria.

Ai, rikthehet bashkë me Roni Gashin, pas suspendimit me kartonë.

Ndërkaq, po shkaku i suspendimit mungon Armend Rugji. Të lënduar janë Valon Bytyqi e Blendi Memaj, që mungojnë po ashtu.
Ndeshja, luhet në Boka të shtunën dhe nis në ora 13.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat