Europa Conference League, çfarë është dhe kush kualifikohet?

Futboll

Europa Conference League, çfarë është dhe kush kualifikohet?

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Vetëm pak persona janë të vetëdijshëm për garën e re Evropiane që do të nisë sezonin e ardhshëm.

Tani me finalistët e Copa del Rey dhe fundin e La Ligas, klubet po i afrohen kualifikimit të Conference League.

Kjo garë është e re dhe do të jetë formati i tretë evropian pas Ligës së Kampionëve dhe Europa League. Është bërë tashmë e ditur që finalja do të luhet në Tiranë të Shqipërisë.

Një skuadër nga pesë ligat më të mëdha do të jetë prezente, skuadra nga Spanja, Anglia, Gjermania, Italia dhe Franca. Skuadrat që kualifikohen në këtë garë janë skuadra që zënë vendin e gjashtë në tabelë në këto pesë liga.

Conference League do ketë total 184 skuadra, nga 55 federata dhe 46 klube që do vijnë nga diskualifikimi nga Liga e Kampionëve dhe Europa League.

Kjo ka për qëllim që të ulë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve dhe në Europa League.

Finalja e turneut do zhvillohet në Tiranë me 25 maj 2022, me 22 mijë spektatore.

Fituesi përveç fitimit të parave, do kualifikohet automatikisht për Europa League.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat