Ku gjenden vëllezërit Kurti?

Futboll

Ku gjenden vëllezërit Kurti?

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:14
Xhevati majtas dhe Shefqeti djathtas

Dy emra të njohur të futbollit, vëllezërit Shefqet dhe Xhevat Kurti, tash e sa vite nuk jetojnë në Republikën e Kosovës! 

Ish futbollistët e mirënjohur mitrovicas, dikur ishin mbrojtësit më të mirë në Kosovë, veprojnë jashtë vendit, njëri në Evropë dhe tjetri në Skandinavi. 

Shefqeti jeton dhe punon në Gjermani e Xhevati në Finlandë. 

Xhevati ka edhe djalin futbollist të talentuar për gjeneratën e pionierëve, Anidi, për të cilën kanë shprehur interesim shumë agjentë të kësaj loje. 

Vëllezërit Kurti, edhe pse janë jashtë Kosovës, me interesim të veçantë e përcjellin futbollin dhe i gëzohen çdo suksesit të Kombëtares së Kosovës, po ashtu edhe të klubeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat