Drenthe zbulon sekretet e Realit

Futboll

Drenthe zbulon sekretet e Realit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:19
Drenthe zbulon sekretet e Realit

Në moshën pothuajse 34 vjeç, karriera e Royston Drenthe vijon në lagjet e varfëra të futbollit spanjoll, në radhët e Racing Murcia, pasi provoi fatin e tij në botën e muzikës. Në një moshë shumë të re, ai mbante veshur prestigjiozen “camiseta blanca” të Real Madridit.

Sezoni i fundit i holandezit në Madrid ishte 2009-2010, pikërisht ai i ardhjes së Cristiano Ronaldos te “Merengues”. Gjatë programit “El Chiringuito”, Drenthe zbuloi një anekdotë, që indirekt ka të bëjë me portugezin dhe protagonist Sergio Ramos:

“Para se të mbërrinte Ronaldo, Sergio Ramos kënaqej duke imituar me shaka mënyrën e gjuajtjes së goditjeve të lira në stërvitje, duke marrë për referencë goditjet klasike të CR7. Kur Reali e bleu Cristianon, Ramos ndaloi së sjelluri ashtu”.

Drenthe, gjithashtu vlerësoi kampionin luzitan për vëmendjen që ende i kushton trupit të tij: “Edhe atëherë, ai stërvitej në një nivel tjetër nga të tjerët. Gjithmonë ka qenë një shembull për mënyrën se si kujdeset për trupin e tij, në mënyrë që të luajë sa më gjatë. 

Nëse do të shkonim të hanim me Cristianon në restorant dhe do të kishte një pjatë me proshutë, ai do të merrte vetëm një fetë dhe nuk do ta prekte më. Ai e dinte që, nëse do të merrte tërë pjatën, kjo do të ndikonte ditën tjetër në stërvitje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat