Mesfushori i Fenerbahce, Mesut Ozil do jetë jashtë fushave nga katër deri në gjashtë javë.
Ozil është lënduar në barazimin ndaj Antalyaspor, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-1.
Fantazisti turk u lëndua në pjesën e dytë, ku sipas raportimeve nga mediat e ndryshme ka të bëjë me një zgjatje, por që nuk dihet sesa serioz është lëndimi i tij.
Tani është bërë e ditur kohëzgjatja e lëndimit të turkut, sipas “Vbet News” ai do të mungojë nga katër deri në gjashtë javë. Ozil ka zgjatur nyjen e muskulit të këmbës.