Ronaldo drejt largimit nga Juventusi

Futboll

Ronaldo drejt largimit nga Juventusi

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:58
Ronaldo drejt largimit nga Juventusi

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të mungesës së tifozëve në stadiume.

Për këtë shkak ardhmja e Cristiano Ronaldos duket larg Juventusit, pasi paga vjetore neto e portugezit shkon rreth 31 milionë euro dhe kjo është një kosto e papërballueshme në këtë moment edhe për klubi bardhezi.

Në pah ka dalë një emër i përfolur edhe më parë për sulmin e bardhezinjve, ai i Mauro Icardit, për të zëvendësuar  portugezin në rast  largimi.

Menaxherët e “Zonjës së Vjetër” kanë provuar ta transferojnë në Torino ish-sulmuesin e Interit në disa raste, por verën e ardhshme mund të jetë momenti i duhur, duke pasur parasysh që parisienët nuk do të dëshironin në ekip një lojtar që ka fituar shumë pak hapësira, duke mos e justifikuar plotësisht çmimin e blerjes së tij dy sezone më parë nga Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat