PSG merr lajme të mira rreth Neymarit e Di Marias

Futboll

PSG merr lajme të mira rreth Neymarit e Di Marias

Më: 5 mars 2021 Në ora: 18:14
PSG merr lajme të mira rreth Neymarit e Di Marias

Neymar kthehet në stërvitje dhe nuk dëshiron që të humbasë ndeshjen ndaj ish-klubit të tij Barcelonës.

Pasi që mungoi në ndeshjen e parë në fazën e 16-të më të mirëve në Ligën e Kampionëve, braziliani Neymar pritet të jetë i gatshëm për duelin e kthimit në stadiumin “Le Parc des Princes”, shkruan gazeta spanjolle “Marca”.

Ai u kthye në stërvitje në këtë të premte me pjesën tjetër të ekipit dhe ka gjashtë ditë kohë të stërvitet para së të zhvillohet ndeshja ndaj Barcelonës.

Neymar nuk do të rrezikohet të luajë në ndeshjen që PSG do ta luajë në vikend ndaj Brestit në Ligue 1.

Mauricio Pochettino ju ka dhënë përkrahje futbollistëve dhe me rikthimin edhe të argjentinasit , Angel Di Marias, që pritet të jetë i gatshëm ndaj “Blaugranëve”, do t’i ketë të gatshëm lojtarët kryesor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat