Messi shpallet lojtar i muajit në La Liga

Futboll

Messi shpallet lojtar i muajit në La Liga

Më: 5 mars 2021 Në ora: 18:26
Lionel Messi

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është shpalluar lojtar i muajit nga La Liga.

Messi ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshje në muajin shkurt dhe është top golashënues në ligë.

Deri më tani, Messi ka statistika fantastike në kuadër të La Ligas, ai ka shënuar 463 gola në 508 paraqitje në këtë garë.

Ylli i Barcelonës fitoi çmimin në një konkurrencë me futbollstë të mirë si: Alexander Isak, Yassine Bounou, Thibaut Courtois, Alex Berenguer, Nabil Fekir dhe Jose Luis Morales.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat