Toni Kroos: Më cilësuan si nazist kur reagova për pensionimin e Mesut Ozil

Futboll

Toni Kroos: Më cilësuan si nazist kur reagova për pensionimin e Mesut Ozil

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:25
Mesut Ozil dhe Toni Kroos

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka zbuluar se ai u quajt një ‘nazist’ nga shumë njerëz pasi ai nuk ishte dakord me mënyrën në të cilën Mesut Ozil njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar me Gjermaninë.

Ozil referoi ‘racizmin dhe mosrespektimin’ në dhomën e zhveshjes së Gjermanisë si dy nga arsyet e tij pas tërheqjes nga futbolli ndërkombëtar, diçka për të cilën Kroos argumentoi në atë kohë.

“Pas Kupës së Botës 2018 thashë që nuk më pëlqente mënyra në të cilën Mesut Ozil [trajtoi veten ndërsa doli në pension nga futbolli ndërkombëtar], dhe pastaj [për shkak të kësaj] unë isha një nazist për shumë njerëz,” tha Kross.

“Flokë të verdhë, sy blu, të gjitha u përshtaten shumë njerëzve.

“Unë arrita ta kapërcej atë. Çdokush mund të fshihet pas një profili të rremë dhe pastaj të fyejë njerëzit e tjerë me pothuajse asnjë problem.”

Mesfushori i Real Madrid pastaj vuri në dukje se sa ekstreme mund të jenë disa nga komentet.

“[Ata arrijnë një dimension krejtësisht të ndryshëm”, tha Kroos, duke iu referuar komenteve negativisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat