Telashe për Lewandowskin, nuk ka paguar 2.5 milionë euro taksa

Futboll

Telashe për Lewandowskin, nuk ka paguar 2.5 milionë euro taksa

Më: 5 mars 2021 Në ora: 21:16
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski duket se është në telashe. Sulmuesi i Bayern Munchen dyshohet se nuk ka paguar taksat e reklamave prej 5 vitesh.

Sipas asaj që bën me dije “Der Spiegel”, Lewandowski nuk ka paguar asnjë taksë që nga viti 2016.

Sipas “Der Spiegel”, avokati i polakut, Kamil Gorzelnik kishte zgjedhur një formulë që i jepte mundësi të manovronte, teksa së fundmi i është publikuar edhe një email që ai ia kishte dërguar menaxherit të Lewandowskit.

“Ka rrezik, por nëse nuk ndërmerr rreziqe nuk fiton”. Ky mësohet të ketë qenë mesazhi i drejtuar nga Gorzelnik te Cezary Kucharski. Mes të tjerash në artikull shkruhet se rreth 2.5 milionë euro janë zhdukur nga avokati i Lewandowskit, me këtë të fundit që është shprehur se ka respektuar ligjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat