Fiorentina kontakton agjentin e Gattusos

Futboll

Fiorentina kontakton agjentin e Gattusos

Më: 5 mars 2021 Në ora: 21:19
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso po përballet gjithnjë e më shumë me lajme që e lidhin kalabrezin me një largim nga “Stadio Diego Armando Maradona”, pas problemeve të fundit të Napolit.

Sipas “Radio Kiss Kiss”, thuhet se presidenti i Fiorentinas, Rocco Commisso ka qenë në kontakt me një përfaqësues nga radhët e Gattusos.

Gattuso duket se është i destinuar të largohet nga Napoli pas sezonit 2020/21, por radio pretendon se ai mund të qëndrojë në Serie A, duke aluduar në një transferim tek Fiorentina.

Raporti pretendon se Commisso kontaktoi agjentin e Gattusos për të vlerësuar një lëvizje të mundshme për italianin në “Stadio Artemio Franchi”.

Cesare Prandelli ka një kontratë deri në qershor të vitit 2021 me Fiorentinan dhe Viola aktualisht po lufton në pjesën e poshtme të tabelës për mbijetesë.

Viola qëndron e 14-ta në Serie A me 25 pikë, pesë pikë mbi zonën e rënies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat