IFAB ndryshoi ligjin për prekje të topit me dorë, reagon Scott Parker

Futboll

IFAB ndryshoi ligjin për prekje të topit me dorë, reagon Scott Parker

Më: 5 mars 2021 Në ora: 21:42
Scott Parker

Menaxheri i Fulhamit, Scott Parker ka reaguar ndaj vendimit për të ndryshuar ligjin e prekjes me dorë.

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, “IFAB”, ka ndryshuar ligjin për prekjen me dorë të topit në zonën e 16 metërshit.

Tani, nëse një lojtar prek topin me dorë në mënyrë të paqëllimshme, qoftë edhe nëse pengon në rastin e shënimit të një goli pa dashje, nuk do të cilësohet penalti.

Ligji do të hyjë në fuqi me 1 qershor, dhe mund të implementohet në Euro 2020 gjatë verës.

Kjo do të thotë që goli i pa lejuar i sulmuesit të Fulham, Josh Maja, kundër Tottenhamit të enjten në mbrëmje, i cili pa topin të godasë dorën e  Mario Leminas nga një heqje të topit nga zona të mbrojtësit, Davinson Sanchez, do të kishte qëndruar si gol i rregullt.

Scott Parker u shpreh i zhgënjyer me këtë vendim.

“Sapo kam dëgjuar që “IFAB” ka vendosur të ndryshojë atë rregull, i cili është zhgënjyes”, tha ai.

“Qëndrimi im ndaj VAR-it nuk do të ndryshojë. Ne jemi duke kërkuar përsosmërinë, dhe unë nuk flas vetëm për futbollin, por për botën në të cilën jetojmë”, shtoi ai.

“Kur tifozët kthehen në stadiume dhe ata përjetojnë nga dora e parë zhgënjimin që mund t’ju ndodhë atyre, dhe mënyrën se si funksionon ky sistem. Do t’i lërë të gjithë më të zhgënjyer se ndonjëherë”, tha Parker.

“Ne jemi duke e humbur cilësinë dhe emocionin duke u munduar të arrijmë perfeksionin dhe kjo do të kthehet kundër nesh në shumë mënyra”, përfundoi Scott Parker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat