Kante: PSG më kërkoi, por nuk isha i interesuar

Futboll

Kante: PSG më kërkoi, por nuk isha i interesuar

Më: 5 mars 2021 Në ora: 23:30
N’Golo Kante

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante ka treguar për tentativën e Paris Saint Germain që kishte bërë për ta bindur atë të shkojë në Parc des Princes.

N’Golo Kante po kalon në formë të mirë që nga ardhja e menaxherit të ri, Thomas Tuchel, në Chelsea.

Por, ai ka zbuluar se më parë, PSG kishte kontaktuar me të dhe ai nuk kishte qenë i interesuar.

“E dija në të kaluarën që kishte kontakte me PSG, në kohën kur Tuchel ishte trajner atje”, tha ai.

“Por nuk doja të shkoja atje sepse isha i lumtur në Chelsea”, tha Kante.

“Nuk kam folur kurrë me Tuchel për këtë gjë. Tani jam mirë dhe po luaj në rolin që më pëlqen, si në Leicester dhe në Kombëtare”, shtoi francezi.

“Nuk është mënyra më e mirë e lojës për mua, por edhe për skuadrën”, përfundoi N’Golo Kante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat