Dy ndeshje të forta në Superligë: Prishtina pret Llapin, Gjilani nikoqir i Arbërisë

Futboll

Dy ndeshje të forta në Superligë: Prishtina pret Llapin, Gjilani nikoqir i Arbërisë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustruese

Superliga e Kosovës vazhdon javën e 23-të me dy ndeshje tejet interesante që do të zhvillohen sot në Prishtinë dhe Gjilan.

Vëmendja kryesore pritet të zhvendoset në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do të jetë mikëpritëse e Llapit.

Të dy skuadrat kanë një ecuri pozitive në sezonin pranveror dhe ndeshja do të jetë e luftuar për të marrë në fund tre pikët.

Dy ndeshjet e para këtë edicion mes dy ekipeve kanë përfunduar (0-0) në kryeqytet dhe (0-2) në Podujevë për Prishtinën.

Gjyqtari gjilanas, Mervan Bejtuallahu do ta drejtojë këtë derbi rajonal në kryeqytet.

Ndërsa, Gjilani në stadiumin me ‘bari sintetik’ mikëpret Arbërinë. Ecuria e dy skuadrave nuk është edhe aq e mirë në këtë gjysmë-sezon, e sot (e shtune) pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë për të marrë pikët maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat