Pritet të largohet nga Napoli

Futboll

Pritet të largohet nga Napoli

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:44
Pritet të largohet nga Napoli

Xhenaro Gatuzo me shumë mundësi do të largohet nga drejtimi I Napolit në fund të këtij sezoni, ku skuadra ende nuk i ka plotësuar pritshmëritë, teksa rrezikohet edhe kualifikimi në Champions.

Presidenti napolitan, Aurelio De Laurentis, nuk është shumë i kënaqur me ish-trajnerin e Milanit dhe për këtë arsye, në fund të sezonit ose edhe më parë, mund ta largojë nga drejtimi.

Megjithatë pavarësisht se pritet të largohet nga Napoli, Gatuzo e ka gati skuadrën e re ku mund të vazhdojë karrierën.

Sipas asaj që raporton “Radio Kiss Kiss”, Fiorentina ka nisur kontaktet me Gatuozn, për t’i besuar atij drejtimin e skuadrës për sezonin tjetër. Presidenti i klubit vjollcë, Roko Komiso e pëlqen shumë 43-vjeçarin dhe dëshiron t’ia besojë atij skuadrën, pas problemeve të shumta të shfaqura këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat