Festë te Partizani para ndeshjes me Skënderbeun

Futboll

Festë te Partizani para ndeshjes me Skënderbeun

Më: 6 mars 2021 Në ora: 13:16
Festë te Partizani para ndeshjes me Skënderbeun

Partizani do të përballet ditën e nesërme me Skënderbeun duke filluar nga ora 16:00, në “Elbasan Arena”, teksa duket se atmosfera në kampion e kuq është tejet pozitive.

Kjo shihet qartë edhe në fotot e klubit, që ka postuar duke i uruar Esat Malës, për arritjen e 100 ndeshjeve me Partizanin, teksa kanë personalizuar edhe një fanellë me numrin 100, që mban emrin e lojtarit.

Mesfushori luajti ndeshjen nr. 100 zyrtar me fanellën e kuqe ndaj Apolonisë, duke bërë kështu një arritje të rëndësishme. 

Partizanit e uroi mesfushorin për këtë numër jubilar me fanellën e kuqe, e më pas vazhduan urimet nga shokët e skuadrës dhe tifozë të shumtë.

Mala ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm këtë sezon për skuadrën e Partizanit, duke luajtur rregullisht në mesfushë, por dhe disa herë si mbrojtës i djathtë, për të ndihmuar skuadrën në çdo rrethanë. Gjithashtu, Mala është autor edhe i një supergoli ndaj Skënderbeut, ku shënoi me goditje dënimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat