Zidane nuk e do në ekip

Futboll

Zidane nuk e do në ekip

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:25
Zidane nuk e do në ekip

Gareth Bale dhe Zinedine Zidane kanë një marrëdhënie aspak të mirë dhe diçka të tillë e konfirmojnë së fundmi edhe mediat spanjolle. Këto të fundit raportojnë se shanset që Bale të rikthehet te Reali në fund të sezonit janë zero.

Zidane nuk e do në ekip uellsianin edhe sikur ai të shënojë 30 gola me Tottenhamin këtë sezon.

Madje, mediat shkojnë edhe më tej, teksa raportojnë se Reali i Madridit i ka vendosur edhe çmimin kartonit të Gareth Bale.

Për sulmuesin, Reali kërkon 30 milionë euro, por do të ishte i kënaqur edhe nëse vjen një ofertë deri në 25 milionë euro. Bale është i huazuar te Tottenham deri në fund të sezonit, me londinezët që tashmë duket se e kanë të qartë se sa duhet të paguajnë nëse duan ta mbajnë në ekip uellsianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat