Pioli shpjegon se çfarë po bën stafi i tij për të parandaluar dëmtimet

Futboll

Pioli shpjegon se çfarë po bën stafi i tij për të parandaluar dëmtimet

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:55
Stefano Pioli

Stefano Pioli shpjegon se çfarë bën stafi i tij për të parandaluar dëmtimet dhe paralajmëron Milanin se pret një ndeshje e vështirë ndaj Veronas.

Rossonerët përballen me Hellas Veronan në Stadio Bentegodi të dielën për ndeshjen e radhës në Serie A.

Trajneri i Milanit shpjegon se janë duke punuar gjithnjë e më shumë që lojtarët e tyre mos të lëndohen.

“”Ne jemi duke punuar për parandalimin e lëndimeve, jemi shumë të vëmendshëm ndaj ngarkesave të punës. Për fat të keq, orari i ngjeshur na ka krijuar telashe”, tha ai.

Rossonerët nesër do të jenë pa Ismael Bennacer, Zlatan Ibrahimovic, Mario Mandzukic dhe Hakan Calhanoglu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat