Batatina ‘thumbon’ rëndë Prishtinën

Futboll

Batatina ‘thumbon’ rëndë Prishtinën

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:43
Batatina ‘thumbon’ rëndë Prishtinën

Prishtina ka fituar 2-0 ndaj Llapit në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

Për kryetrajnerin e kësaj skuadre, Tahir Batatina, disfata erdhi pasi që skuadra e tij nuk i konkretizoi rastet për shënim, ndërkohë që pretendon që u dëmtuan edhe në një rast ku mund të kishte penalti për Llapin.

“E nisëm mirë ndeshjen duke krijuar disa mundësi shënimi, madje duke goditur edhe shtyllën. Kur nuk arrinë të shënosh, normalisht që do të pësosh dhe kështu na ndodhi edhe neve. Me pak fjalë ne e mundëm vetën dhe nuk na mposhti Prishtina. Penaltia? Nga këndi im më është dukur që ishte penalti, sidoqoftë u mbeten organeve për të vendosur nëse ishte apo jo penali”, deklaroi fillimisht Batatina.

Më pas tekniku llapjan ka hedhur një varg akuzash ndaj skuadrës rivale, teksa ka patur edhe një mesazh për ta.

“Sinqerisht Prishtinës nuk i ka hije të luaj këtë lojë. Ne po mundohemi ta ngrisim ritmin e lojës dhe jo ta ulim, ashtu siç ka bërë Prishtina nga pjesa e parë e lojës. Është e kuptueshme ta vonosh lojën në minutat e fundit, por jo nga pjesa e parë, pasi që kjo gjë nuk i kontribon aspak futbollit”, përfundoi Batatina.

Pavarësisht disfatës, Llapi mbetet në pozitën e shtatë të renditjes tabelare me 26 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat