Menaxheri zbulon sekretet: Giroud ishte një hap larg

Futboll

Menaxheri zbulon sekretet: Giroud ishte një hap larg

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:44
Menaxheri zbulon sekretet: Giroud ishte një hap larg

Sulmuesi francez ishte një nga objektivat e verës së kaluar në merkaton e Juventusit. Në fund, Pirlo zgjodhi Alvaro Morata, i cili po e paguan për besimin e tij me golat në Champions. Midis emrave të lidhur me ekipin bardhezi, kampion i Italisë, ishte edhe ai i Olivier Giroud. Sulmuesi francez i Chelsea dukej se do të largohej nga Londra verën e kaluar dhe për disa orë ishte një hap larg Juventusit.

Kjo u zbulua nga Vincenzo Morabito, një agjent i FIFA-s, që punon si ndërmjetës dhe përfaqëson interesat e sulmuesit të datëlindjes 1986 për Italinë: “Unë përfaqësoj agjentin e tij, Manuello, për Italinë.

Në momentin kur Suarez, Dzeko dhe Morata ishin zhdukur si mundësi, ai ishte praktikisht te Juventusi për një pasdite. Ideja ishte krejt e mundur, në formë huazimi fillimisht”.

Kartat në tavolinë përfundimisht ndryshuan, sepse Pirlo preferoi spanjollin, por kjo nuk ishte hera e vetme, që ish-lojtari i Montpellier dhe Arsenal qe afër kampionatit italian: “Një vit më parë, ai ishte një hap larg nga Lazio. Nëse Napoli do ta shiste Mertens te Chelsea, francezi do të kishte shkuar në Romë, te bardhekaltrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat