Motër dhe vëlla debutojnë te Barcelona

Futboll

Motër dhe vëlla debutojnë te Barcelona

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:13
Motër dhe vëlla debutojnë te Barcelona

Një rast vërtet unik në Spanjë, teksa në klubin e Barcelonës kanë debutuar në të njëjtin sezon vëlla e motër.

Fillimisht ishte Oscar Mingueza, i cili debutoi më 29 nëntor të vitit të shkuar me fanellën e Barcelonës.

Pas vëllait 21-vjeçar, ditën e sotme me Barçën ka debutuar edhe Ariadna Mingueza, që u aktivizua në fitoren e ekipit të femrave 0:3 ndaj Santa Teresa. Ariadna është vetëm 17 vjeç dhe është futur në lojë në minutën e 81-të.

Ky është një rast vërtet unik, pasi është e rrallë që të shohësh edhe vëllain edhe motrën të luajnë futboll në nivele të larta dhe me një klub si Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat