​Bayern kryeson garën për Koulibaly

Futboll

​Bayern kryeson garën për Koulibaly

Më: 6 mars 2021 Në ora: 21:13
Kalidou Koulibaly

“Bavarezët” po mendojnë për përforcime në repartin e mbrojtjes.

Gjiganti gjerman Bayern Munich është duke kryesuar garën që ta transferojë mbrojtësin e Napolit Kalidou Koulibaly, raporton “Il Mattino”.

Shuma që e kërkonte Napoli për qendërmbrojtësin tani është përgjysmuar në 45 milionë euro, dhe “Bavarezët” po kërkojnë të përforcojnë më shumë repartin defansiv.

Për Koulibaly, interesim serioz kanë shprehur edhe gjigantët anglez Liverpool e Manchester United, por Bayerni e dëshiron me çdo kusht transferimin e senegalezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat