Morata shënues i dyfishtë, Juventusi mposht Lazion! Pak minuta për Muriqin

Futboll

Morata shënues i dyfishtë, Juventusi mposht Lazion! Pak minuta për Muriqin

Nga: K.G. Më: 6 mars 2021 Në ora: 22:32
Morata shënues i dyfishtë, Juventusi mposht Lazion! Pak minuta për Muriqin

Juventusi arkëton tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit. 

"Zonja e Vjetër" si vendas e mposhti me rezultat 3:1 Lazion, në takimin e javës së 26-të të Serie A në futboll. 

Alvaro Morata tregoi lojë të mirë, është shënues i dyfishtë në minutën e 57-të dhe të 60-tën nga penalltia, ndërsa Rabiot shënoi në atë të 39-tën.  Correa realizoi për Lazion në minutën e 14-të.  

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të për Lazion, pak minuta lojë, gjithsej 8. 

Pas 25 jave në Serie A, Juventus është në vend të tretë me 52 pikë dhe Lazio katër pozita më poshtë me 43.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat