Tuchel, trajneri i radhës në Premier League që vë në dyshim grumbullimin e lojtarëve me kombëtaret

Futboll

Tuchel, trajneri i radhës në Premier League që vë në dyshim grumbullimin e lojtarëve me kombëtaret

Më: 6 mars 2021 Në ora: 23:06
Tuchel, trajneri i radhës në Premier League që vë në dyshim grumbullimin e lojtarëve me kombëtaret

Situata pandemike po vazhdon edhe gjatë këtij viti në tërë botën. Probleme të mëdha po paraqiten edhe në sporte të ndryshme, përfshi edhe futbollin.

Ndërrime lokacione, frikë për karantinë e shumë gjëra të tjera janë duke u diskutuar nga shumë ekspertë të futbollit.

Së fundmi ka filluar një diskutim i madh i trajnerëve të klubeve europiane, para ndeshjeve të kombëtareve në fund të këtij muaji (mars).

Sot gjatë një interviste, trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel paralajmëroi kombëtaret duke deklaruar se ka mundësi që lojtarët nuk udhëtojnë fare!

"Jam shumë i shqetësuar. Synimi im është që të luajmë në Premierligë. Dhe nëse kam futbollistë që rrezikojnë karantinimin atëherë nuk mund ta ndërtoj grupin e lojtarëve që unë dua. Ky është rrezik i madh dhe jam i shqetësuar për këtë situatë. Unë pres që klubi të bëjë gjënë e duhur, mund të ketë edhe pasoja. Ndoshta lojtarët nuk mund të shkojnë", ka thënë Tuchel.

Për këtë temë para disa dite kishte reaguar edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp. Edhe sipas tij situata është jashtëzakonisht e keqe dhe se mund të ketë bllokim të lojtarëve.

Këto tema prekin edhe Kombëtaren e Kosovës në futboll. Pasi shumë lojtarë luajnë në Europë dhe mund të rrezikojnë udhëtimin për në Prishtinë. Kujtojmë që Kosova luan dy ndeshje gjatë muajit mars, atë kundër Suedisë dhe Spanjës – të vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat