PSG triumfon dhe kalon në raundin tjetër të Kupës së Francës

Futboll

PSG triumfon dhe kalon në raundin tjetër të Kupës së Francës

Më: 6 mars 2021 Në ora: 23:42
Kylian Mbappe

PSG ka shënuar fitore me rezultat 0:3 ndaj Brest në kuadër të 1/16 së finales në Kupën e Francës.

Mbappe hapi llogarinë për parisienët në minutën e nëntë pas një slalomi dhe aksioni të nisur e përfunduar nga vet ai.

Sarabia dyfishoi epërsinë një minutë pa përfunduar pjesa e parë pas asistimit nga Draxler.

Mbappe realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për PSG-në në minutën e 73-të.

Me këtë fitore, Paris Saint-Germain kalon në 1/8 e finales së Kupës së Francës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat