Superiorja rikthehet me emocione

Futboll

Superiorja rikthehet me emocione

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:42
Superiorja rikthehet me emocione

Ditën e sotme do të luhen 3 ndeshje mjaft të rëndësishme. Bylis-Teuta dhe Kastrioti-Tirana në orën 13:00, ndërsa Partizani-Skënderbeu në orën 16:00.

Durrsakët do të shkojnë në Ballsh vetëm për fitore, duke marë kështu për herë të parë kryesimin e tabelës, edhe pse mund të jetë përkohësisht. Bylisi nuk ka arritur të marë asnjë pikë ndaj “të mëdhave” në javët e fundit, çka i jep Teutës një motivim më të madh për të grumbulluar tre pikë mjaft të rëndësishme.

Përballja mes Kastriotit dhe Tiranës duket se është vetëm për ndryshim pozcionesh, pasi te dyja skuadrat e kanë pothuajse të pamundur për të fituar një vend në Europë. Pra pavarësisht rezultatit nuk do të ketë një ndikim në renditjen e 4 të parave në Superligë.

Ndeshja e tretë mes Partizanit dhe Skënderbeut do të jetë mjaft e rëndësishme për “të kuqtë”, pasi duan të rikthehen në rrugën e fitoreve. Skuadra e Ilir Dajës vjen nga dy barazime të njëpasnjëshme dhe humbi mundësinë për të marë kreun e klasifikimit. Në mënyrë që të ndjeki hapin e Laçit dhe Teutës, Partizani duhet ta fitojë me patjetër këtë sfidë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat