Broja: Kalimi në Holandë është vendimi më i mirë që kam marrë

Futboll

Broja: Kalimi në Holandë është vendimi më i mirë që kam marrë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:52
Broja: Kalimi në Holandë është vendimi më i mirë që kam marrë

Armando Broja e cilëson vendimin për të kaluar te Vitese si më të mirin që ka marrë në karrierën e tij futbollistike.

Sulmuesi po shkëlqen atje me skuadrën në elitën e futbollit holandez duke shënuar 9 gola e dhënë 2 asiste, shifra mbresëlënse për një 19-vjeçar. Ai ka treguar në “Zona Gol” se si është situata e tij aktuale në raport me Çelsin që zotëron kartonin, por ka folur edhe për Kombëtaren e dëshirën që ka për të gjetur rrjetën edhe me të që në ndeshjet e marsit.

“Këtu në Holandë është më e vështirë se po luaj si profesionist dhe në Angli kam luajtur me ekipin e dytë të Çelsit. Kështu në Holandë janë më shumë të fortë, më të shpejtë, luajnë më mirë dhe atje ishte mosha ime. Këtu luaj me mosha të tjera, unë jam 19 dhe është më e vështirë të hyj në lojë. Kam ardhur se kisha dëshirë të luaja me ekipin e parë dhe të kisha minuta, të bëja gola e gjëra të tjera.

Një gol më ka munguar me Kombëtaren, por jam shumë i sigurt se në ndeshjet që do të vijnë, shpresoj të më japë shans trajneri të luaj dhe jam i sigurt se do të shënoj gola.

Më thanë që kam shënuar gola sa Ibra në vitin e tij të parë në Holandë dhe një larg Suarez. Shpresoj të vazhdojë forma e mirë dhe besoj se do të bëj më shumë gola.

Kalimi në Holandë tani për tani është vendimi më i mirë që kam marrë deri tani në futboll se po luaj shumë minuta, po bëj shumë gola, po njoh edhe më shumë. Lojtarët e tjerë të moshës time me të cilët kam qenë te Çelsi, po luajnë ende me bashkëmoshatarët. Për mua është e mirë se mund të luaj si profesionist, të marr eksperiencë ndaj është shumë e mirë.

E ardhmja me Çelsin? Ka njerëz që shohin ndeshjet e mia, bëjnë analizën, flasim e bëjmë biseda vazhdimisht. Por nuk kemi pasur ende kontakte çfarë do të ndodhë në fund të sezonit apo në tjetrin. Për momentin më thonë se po bëj mirë, të vazhdoj kështu deri në fund të sezonit dhe do të shohim në fund situatën.

Kam pasur gjithmonë dëshirën të luaj me ekipin e parë.

Të shohim nëse vazhdoj formë të mirë dhe bëj më shumë gola. Në fund të vitit do të bisedojmë dhe nëse klubi më pëlqen shumë, rri me ekipin e parë dhe mund të filloj të luaj atje. Por nëse për shembull më thotë trajneri “nuk e di ende nëse je gati”, apo “kemi shumë lojtarë, ndoshta duhet edhe një vit”, atëherë mund të bëj bisedë për të arritur. një vendim.

Idhulli? Ronaldo “Fenomeni” më ka pëlqyer shumë se ka pasur cilësi si shpejtësia, më ka pëlqyer shumë. Më pëlqen edhe Ronaldo se ka mentalitetin shumë të mirë dhe është lojtar shumë i mirë. Këto dy më duket se i kam si idhuj.

Futbolli shqiptar? Babai është bërë tifoz me Vllazninë se është në vend të parë, e sheh pak ndeshjet. Por nuk  di se sa tifoz i madh është”, tha Broja ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat