Rikthimi i Muller-Hummels-Boateng te Gjermania?

Futboll

Rikthimi i Muller-Hummels-Boateng te Gjermania?

Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:08
Low

Vendimi për të lënë jashtë emra si Thomas Muller, Matts Hummels dhe Jerome Boateng nga Kombëtarja e Gjermanisë ka shkaktuar shumë bujë dhe polemika prej kohësh.

Paraqitjet fantastike të Muller me Bayernin, por edhe të Boateng e Hummels, kanë bërë që tifozët dhe shtypi të ushtrojnë shumë presion te trajneri Loë.

Për të tepër, Gjermania ka qenë shumë dobët në repartin e mbrojtjes, me Pancerat që u mposhtën 6-0 nga Spanja, që ishte edhe pika më e ulët e tyre në gjithë këto vite. Rikthimi i treshes Hummels-Boateng-Muller duket një domosdoshmëri tashmë dhe Loë ka folur në lidhje me këtë temë së fundmi.

Trajneri i Kombëtares është shprehur për “Sky” se po e mendon seriozisht rikthimin e gardës së vjetër dhe në muajin maj do të ketë një vendim final. Mediat raportojnë se sipas gjasave të tre lojtarët do të rikthehen në Kombëtare dhe do të jetë të gatshëm për Europianin që zhvillohet këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat