Ja çfarë thotë Bichard për Kosovën

Futboll

Ja çfarë thotë Bichard për Kosovën

Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:17
Ja çfarë thotë Bichard për Kosovën

Ndihmës-trajneri i Kombëtares kosovare, Sebastien Bichard, ka folur për sfidat e tij dhe projektin e Kosovës.

Ndihmës-trajneri i Bernard Challandes, tek Kosova, Sebastien Bichard, ka treguar sfidat e tij në karrierë dhe ka folur për projetin e Kosovës dhe objektivat e përfaqësueses.

Bichard u largua nga Franca në moshën 19 vjeçare dhe filloi ndjekjen e ëndrrës së tij për tu bërë trajner. Ai u shpërngul në Zvicër, ku ka zhvilluar veprimtarinë që nga ajo kohë, aty ai u angazhua fillimisht si trajner i Zvicrës U-14 dhe asistent tek skuadra e Sionit, para se të bëhej asistent i Bernard Challandes tek Kombëtarja e Kosovës.

Ai duke folur për “OneFootball”, ka treguar eksperiencat dhe sfidat e tij. Fracnezi foli edhe për objektivat e Kosovës.

“Isha pjesë e Sionit nën urdhërat e trajnerit, Christian Zermatten pastaj asistent me Paolo Tramezzani, i cili ishte asistent i De Biasit tek Shqipëria. Pas periudhës në Sion, pastaj, një propozim erdhi nga Kosova për tu bashkuar me Bernard Challandes dhe stafin e tij nga nëntori 2020”, tha ai.

“Me pandeminë COVID-19, një nga veçoritë është tashmë të kesh sukses në krijimin e lojtarëve më të mirë. Ne i kemi identifikuar ata, ne jemi duke bëre shumë vëzhgime, nga nën 21 vjeç dhe deri në në skuadrën e parë”, shtoi ai.

“Objektivi jonë është të marrim lojtarët më të mirë dhe të zhvillojmë futboll ofensiv. Kjo është ajo çka Bernard Challandes dëshiron dhe këto karakteristika i ofrojnë lojtarët e Kosovës, poashtu edhe publiku e dëshiron një argëtim të tillë në ndeshje”, tha francezi.

“Objektivi është të gjejmë balancin si në mënyrën ofensive edhe atë defansive duke rikuperuar topin. Duhet të jeni të suksesshëm në të dyja aspektet. Kombinim i efikasitetit dhe posedimit të topit”, tha Bichard, transmeton lajmi.

“Tani, pas diskualifikimit në Euro 2020, jemi duke u përgatitur për kualifikimet për Kupën e Botës. Analizimi i kundërshtarëve është punë magjepsëse, por kërkon shumë kohë dhe hollësi. Ne jemi duke grumbulluar të gjithë lojtarët për këtë fazë”, përfundoi Sebastien Bichard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat