FSHF uron 7 marsin, respekt për arsimtarët, veçanërisht për mësuesit e sportit

Futboll

FSHF uron 7 marsin, respekt për arsimtarët, veçanërisht për mësuesit e sportit

Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:20
FSHF uron 7 marsin, respekt për arsimtarët, veçanërisht për mësuesit e sportit

Gëzuar 7 Marsin të gjithë arsimtarëve shqiptarë dhe veçanërisht atyre që jetën ia kanë kushtuar dhe vijojnë t’ia dedikojnë mësimit të sportit në të gjithë Shqipërinë. Mësimi i sportit dhe veçanërisht ai i futbollit koordinon një pasion të përbashkët të fëmijëve, femrave dhe meshkujve në të gjithë botën. Të mësuarit e sportit sjell forcë për mirëqenien fizike dhe fuqizimin shoqëror.

Të mësuarit e sportit vepron si motor për barazinë, veçanërisht barazinë gjinore, për të përfshirë të gjithë, sidomos më të pafavorizuarit.

Nuk ka asnjë platformë më të fuqishme sesa përçimi i dijeve të futbollit dhe sportit në përgjithësi për të ushqyer vlerat që ne të gjithë ndajmë – solidaritet, përgjegjësi, respekt, ndershmëri, puna në ekip, barazia dhe vetëvlerësimi. Të mësuarit e sportit është një mënyrë për të përfshirë të gjithë, për të luftuar kundër stereotipeve, për të forcuar themelet për paqen në shoqëritë e shëndetshme.

Pasiviteti fizik çon çdo vit në rreth 3.2 milion vdekje në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bashkojmë forcat për të luftuar stilet sedentare të jetës, duke filluar me edukim fizik cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë që në shkollë.

Kjo kërkon angazhim dhe burime të reja nga të gjithë aktorët – për të siguruar politika publike, veçanërisht në fushat e shëndetësisë, arsimit, planifikimit urban, infrastrukturës dhe transportit, si edhe marrëdhënie të sinqerta dhe bashkëpunuese gjithashtu me Federatat Sportive, si FSHF në zhvillimin e legjislacionit, rregulloreve dhe planeve kombëtare për mësimin e futbollit dhe sportit me qëllim përhapjen e kulturës sportive në shoqëri.

FSHF uron të gjithë arsimtarët në këtë 7 Mars 2021 – shëndet, mbarësi dhe energji në misionin tuaj fisnik për shoqërinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat