Ndreu: Edhe unë kam pasur dyshime për aleanca…

Futboll

Ndreu: Edhe unë kam pasur dyshime për aleanca…

Më: 7 mars 2021 Në ora: 15:16
Ndreu: Edhe unë kam pasur dyshime për aleanca…

Kastrioti u mposht ditën e sotme nga Tirana, por trajneri i krutanëve, Ramazan Ndreu u shpreh se skuadra e tij bëri një ndeshje shumë të mirë.

“Çfarë nuk funksionoi? Në përgjithësi sot ishte një ndeshje shumë e mirë. Golat i pësuam në momentet tonë më të mira. Si golin e parë, ashtu edhe të dytin. Mbrojtësit duhet të ishin më të kujdesshëm, pasi nuk falen këto gabime, si te rasti i penalltisë. Pavarësisht gjithçkaje, unë mendoj se e dhuruam diçka. Vrapimi na mungoi sot. Në Korçë u lodhëm dhe u ndje sot. U mundova të rifreskoj skuadrën, por lojtarët e rinj nuk mund të bëjnë sa titullarët. Ne kishim raste. Por, ka të bëjë përqendrimi para portës. Them se për finalizim na mungoi qetësia.

Ndikon edhe kjo qetësia e pikëve që kemi. Shumica e skuadrës është me çunat të rinj. Euforia është e pashmangshme. Pas ndeshjes së Korçës u munduam t’ia u bëjmë të ditur se kampionati nuk ka mbaruar. Sot nuk kisha përgatitur një lojë të mirë, por mbrojtje. Donim të paktën 1 pikë. Ndodhi e kundërta. Duhet të shfrytëzonim hapësirat e skuadrës kundërshtare.

Aleanca? Në Shqipëri edhe ne që jemi specialistë futbolli, kemi pasur dyshime. Me Vllazninë kemi bërë dy ndeshje, njëherë këtu na mposhtën 3-0, ndeshjen tjetër morëm barazim. Çfarë do të thotë kjo?! Ka ndeshje kur bëjmë mirë, por kemi edhe ne momentin tonë të keq. Vitin tjetër do jemi ndryshe, pasi do jenë lojtarët më të pjekur.

Motivimi? Një pikë që ne e ngremë në analizën që bëjmë, edhe nëse ne matematikisht e sigurojmë mbijetesën, lojtarët duhet të mendojnë për veten, duhet të jenë kërkues ndaj vetes, për t’u transferuar diku tjetër.”, tha Ndreu për “Gol pas Goli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat