Hoxhallari: Vllaznia e fitoi titullin para kohe

Futboll

Hoxhallari: Vllaznia e fitoi titullin para kohe

Më: 7 mars 2021 Në ora: 15:38
Hoxhallari: Vllaznia e fitoi titullin para kohe

Erjon Hoxhallari ishte lojtari më i mirë në ndeshjen mes Tiranës dhe Kastriotit, ku shënoi edhe një supergol. Pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, mbrojtësi tha se i kërkoi trajneri Shehi që ta gjuante goditjen e dënimit.

“Në lojë e vendosëm që do e gjuante Ismajlgeci, por më pas më tha trajneri ta gjuaja unë dhe e bëra.

Trajneri e ka ndodhta edhe nga eksperienca, pasi i kam shënuar edhe atij nga goditja e dënimit.

Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të marrim ndeshjen e radhës. Nëse shikojmë objektivat që tani, ndoshta do gabojmë siç na ndodhi nga fillimi. Derbi? Nuk shikohet nga renditja apo kush është kampion. Ka treguar ndër vite që edhe ne kur kemi qenë poshtë dhe Partizani lart, përsëri kemi bërë mirë.

Besoj që edhe golat që shënojnë mbrojtësit, përsëri gola quhen. Duhet t’i shikojmë ndeshjet një nga një, edhe nëse fitojmë me Partizanin nuk mbaron kampionati aty. Pse titulli të mos vendoset në javën e fundit?! Vllaznia e mori para kohe titullin dhe për ata duhet të ishte mbyllur kampionati.”, u shpreh Hoxhallari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat