Derbi shqiptar pa fitues në Maqedoninë e Veriut, Shkupi zhgënjen

Futboll

Derbi shqiptar pa fitues në Maqedoninë e Veriut, Shkupi zhgënjen

Nga: K.Goca Më: 7 mars 2021 Në ora: 15:51
Pamje nga ndeshja Shkëndija-Renova

Derbi shqiptar mes skuadrave nga Tetova, Shkëndijës dhe Renovës, përfundoi në paqe, me rezultat 0:0. 

Pikë e madhe për Renovën në luftë për të mbetur në ligë, ndërsa për kuqezinjtë edhe pse ky barazim nuk i konvenonte, iu mjaftoi një pikë që të rrisin edhe më shumë diferencën me Shkupin.

Pas javës së 22-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija kryeson me 47 pikë, ka 7 më shumë se Shkupi dhe Renova renditet në pozitën e dhjetë me 23.  

Shkupi dështon si vendas, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Rabotniçki. 

Kampionati i Maqedonisë së Veriut 
Bellasica-A. Pandev 0:0
Pelisteri-Boreci    1:0
Shkëndija-Renova 0:0
Shkupi-Rabotniçki 0:2
Vardari Struga TL 1:1
Makedonija GP-Sileksi 1:0

Tabela
1.Shkëndija    22    13    8    1    40:14    47
2. Shkupi    22    11    7    4    30:19    40    
3. Makedonija GP    22    11    5    6    34:27    38
4. Struga Trim & Lum    22    8    9    5    24:19    33
5. Rabotniçki    22    7    11    4    26:21    32
6. Boreci    22    8    5    9    22:23    29
7. Pelisteri    22    7    7    8    22:25    28
8. Vardari    22    6    9    7    28:32    27
9. Sileksi    22    6    5    11    27:27    23
10. Renova    22    5    8    9    25:32    23
11. Akademija Pandev        22    6    4    12    15:25    22
12. Bellasica    22    3    4    15    18:47    13

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat