Dovedan: Kam dyshime për penalltinë

Futboll

Dovedan: Kam dyshime për penalltinë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 16:07
Dovedan: Kam dyshime për penalltinë

Trajneri i Bylisit, Velko Dovedan u shfaq mjaft i kënaqur me barazimin që të tijtë morën ndaj Teutës, duke thënë se ky rezultat do të ndihmojë jo pak në rritjen edhe psikologjikisht të futbollistëve të tij.

Sa i kënaqur jeni me rezultatin e sotëm?
Është një pikë shumë e vlefshme për ne, pasi morëm një pikë të madhe me një skuadër lart në renditje.

Kolegu juaj u ankua për arbitrimin…
Arbitri ishte shumë mirë gjatë ndeshjes, vetëm dua të di nëse ishte penallti ose jo ai rast.

A kanë ndikuar rezultatet për rritjen psikologjikisht të skuadrës?
Jemi ngritur shumë psikologjikisht, barazimi me Teutën na ndihmon shumë për vazhdimësinë.

A mund të ketë Bylis preferenca për skuadrat e kreut, duke luajtur fort ndaj disave dhe duke mos dhënë maksimumin ndaj të tjerave?
Jo dhe kur luajmë me një ekip të madh kur luajmë me skuadër të madhe ne tregojmë veten tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat