Bajrami shkëlqen në Itali

Futboll

Bajrami shkëlqen në Itali

Më: 7 mars 2021 Në ora: 16:33
Bajrami shkëlqen në Itali

Nedim Bajrami vazhdon të shkëlqejë në Itali, ku aktivizohet me skuadrën e Empolit në Serinë B.

Fantazisti shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, duke i dhënë avantazhin Empolit ndaj skuadrës së Çitadelës.

Në minutën e 23’, pas një asisti të marrë nga Mankosu, Bajrami shpërthen në krahun e djathtë dhe pasi futet në zonë, gjuan bukur duke e ndalur topin në rrjetë. Ky është goli i tretë për Bajramin këtë sezon, teksa ka dhënë edhe 7 asiste. Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e Empolit, pikërisht falë golit të 22-vjeçarit.

Kujtojmë se shqiptari nga Maqedonia e Veriut është një dëshirë e madhe e trajnerit të Kombëtares, Edi Reja i cili e do nën urdhrat e tij dhe mësohet se edhe mesfushori ka dhënë përgjigje [pozitive për t’u bashkuar me Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat