Real shmang humbjen në minutën e fundit ndaj rivalit të madh 

Futboll

Real shmang humbjen në minutën e fundit ndaj rivalit të madh 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:10
Real shmang humbjen në minutën e fundit ndaj rivalit të madh 

Futbollisti Luiz Suarez si macja e zezë për Reali Madridin, por goli i tij nuk mjaftoi për fitore! 

Atletico Madridi barazon me rezultat 1:1 me rivalin më të madh, Real Madridin.

Djelmoshat e trajnerit Diego Simeone ishin shumë afër fitores, por në minutën e fundit pësuan gol në stadiumin "Wanda Metropolitano" në Madrid. 

Image

Në minutën e 15-të Llorente asiston për bukuri, ndërsa Suarez nuk u mbulua si duhet nga mbrojtja, del ballë për ballë me portierin Courtois dhe shënoi për epërsinë (1:0).

Në minutën e 88-të, Karim Benzema barazon rezultatin dhe shmang humbjen e Realit.  

Pas 26 jave Atletico kryeson me 59 pikë, ka një ndeshje me pak dhe tre pikë më shumë se Barcelona dhe 5 se Real Madridi.

Dramë e madhe po zhvillohet në Spanjë sa i përket luftës për titullin e kampionit, tri skuadra në garë të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat