Berisha po kalon çaste të lumtura me familjen e tij në kryeqytetin rus

Futboll

Berisha po kalon çaste të lumtura me familjen e tij në kryeqytetin rus

Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:13
Berisha po kalon çaste të lumtura me familjen e tij në kryeqytetin rus

Bernard Berisha është njëri nga futbollistët më të dashur në Kosovë..

Ylli i Dardanëve prej vitesh po luan në elitën e futbollit rus, me Anzhi Makhachkala njëherë e tani tek Akhmat Grozny.

Përveç që është një futbollist i shkëlqyer, Bernardi është edhe një bashkëshort dhe baba i mirë.

Pejani njihet si një tip që i përkushtohet shumë familjes së tij dhe këtë e ka treguar edhe në foton e fundit të publikuar, shkruan Gazeta Olle.

Pasi luajti ndaj CSKA Moskës dje (E shtunë), Berisha ka vendosur që ditën e sotme ta kaloj me familjën e ngushtë në kryeqytetin rus, Moskë.

“Me famljen time të dashur në Moskë”, ka qenë mbishkrimi i fotos së publikuar nga Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat