Daja: Ju tregoj gabimin e Partizanit sot

Futboll

Daja: Ju tregoj gabimin e Partizanit sot

Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:56
Daja: Ju tregoj gabimin e Partizanit sot

Partizani është shtangur ditën e sotme, teksa u mposht nga Skënderbeu minimalisht. Pas ndeshjes, trajneri i të kuqve, Ilir Daja, për “Gol pas Goli” u shpreh se problemi i Partizanit ishte nga krahu i djathtë.

Humbja- Unë do të thoja që është një mbrëmje jo. Kemi prishur gjithçka në këto ndeshjet e fundit. Nuk mund të them që faji është vetëm i lojtarëve.

Marrim përgjegjësi edhe ne si staf. Sot të gjithë nuk ishin në përditshmëritë. Duhet të reflektojmë, sepse atë që ndërtuam mund të shkatërrojmë tani. Nuk janë dy ndeshje që i ngjajnë njëra-tjetrës. Me Apoloninë bëmë gjithçka për të dalë te porta. Sot kishim ndërtuar një manovër, ku Skënderbeu do qëndronte në prapavijë dhe do mbanim topin. Në pjesën e dytë, nga dëshira për të shënuar, u gjetëm të papërgatitur në mbrojtje.

Mesfusha– Edhe Broja edhe Murataj vijnë nga një periudhë me stërvitje të diferencuara. Donim ta hidhnim të gjithë kontingjentin, për të bërë diçka më të mirë, por nuk rezultoi ashtu. Në momentet e kundërsulmit, të gjitha topat niseshin nga mesfusha. Broja dhe Murataj nuk kishin kondicionin e duhur për të bërë manovrën. Prandaj përveç sulmit, sot gaboi edhe mesfusha.

Rastet e krijuara në fillim- Nëse në 15 minutat e para skishim raste dhe shkonim drejt golit, mund të kishim një tjetër mënyrë loje.

Me ekipet që mbrohen mirë, loja duhet të jetë më shumë në drejti të nervave të qeta, pasi nuk mund të zgjidhte gjithçka me një ritëm që ishte i shpejtë, por pra alinin hapësira. Skënderbeu na kapte në kundërsulm, sidomos në linjën e djathtë, ku ne kishim 3 nga lojtarët më të mirë, si Mala, Murataj, dhe Asani. Aty i morëm të gjitha kundërsulmet.

Derbi dhe ndryshimi i pozicioneve të lojtarëve- Nuk e kishim marrë lehtë ndeshjen, pasi vinim nga një barazim. Vetëm spostimi i Malës ishte një pozicionin jonatyral, pasi Broja aty ka luajtur gjithmonë. Krahu i djathtë duhet të ishte pika kryesore. Në momentet jo të duhura të Muratajt, na bënin që ne të gjendeshin në disekuilibër.

Efekt negativ para Tiranës- Ne kemi detyrë, që nga nesër të ulim këtë zë presioni që e kemi krijuar vetë. Ta harrojmë sa më shpejt ndeshjen e sotme. Situatat i kishim, po ishte një ditë jo.”, tha Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat