Manchester Utd fiton derbin e madh të qytetit në Angli

Futboll

Manchester Utd fiton derbin e madh të qytetit në Angli

Nga: K.Goca Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:20
Manchester Utd fiton derbin e madh të qytetit në Angli

Lideri i tabelës, Manchester City, kokulur lëshon fushën e vet (stadiumin “Etihad”). 

Manchester Utd ia tregon "muskujt" rivalit të përbetuar të qytetit, duke e mposhtur me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 27-të të Premier League. 

Qysh në minutën e dytë "Djajtë e kuq" kaluan në epërsi përmes penalltisë, që e realizoi Fernandes. 

Në minutën e 50-të, Luke Shaw nga rreth 14 metra, godet me gjakftohtësi e përtokë dhe portieri Ederson vetëm e shikon topin duke u futur në këndin e majtë të portës së tij.   

Manchester City kryeson me 65 pikë, ndërsa Manchester Utd është  në pozitën e dytë me 54 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat