Zidane: Penalltia? Respektoj vendimin e gyjqtarit

Futboll

Zidane: Penalltia? Respektoj vendimin e gyjqtarit

Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:45
Zidane: Penalltia? Respektoj vendimin e gyjqtarit

Zinedin Zidane, trajneri i Real Madrid, komentoi barazimin (1:1) e marrë në derbin kundër Atletico Madrid, teksa në prononcimin për mediat pas ndeshjes, ai u shpreh:

“Ne kemi fituar një pikë të rëndësishme,  jemi gjallë dhe do të luftojmë deri në fund për të fituar kampionatin. Mohimi i penalltisë?

Gjyqtari vendosi kështu dhe ne duhet ta respektojmë vendimin.

Atletico pati një fillim të mirë, ne bëmë më mirë minutat e fundit të lojës. Ka akoma shumë pikë në lojë.

Ne do të luftojmë deri në fund”, e mbylli fjalën  e tij francezi teksa Reali e sheh veten në vendin e tretë, 5 pikë më pak se kryesuesit e  Atletikos, që kanë dhe një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat