Conte nuk i zë besë Atalantës

Futboll

Conte nuk i zë besë Atalantës

Më: 7 mars 2021 Në ora: 20:54
Conte nuk i zë besë Atalantës

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë me Atalantën, që janë një realitet shumë i bukur. Ata i kanë krijuar probleme skuadrave të mëdha në Itali dhe Evropë. Gasperini po bën një punë të jashtëzakonshme”…

E nis kështu konferencën për shtyp Antonio Conte, trajneri i Interit, që nesër do të sfidojë Atalanta-n, skuadra surprizë e Serie A prej të paktën dy vitesh.

“Ne favoritë për titullin? Për mua nuk ndryshon asgjë, skuadrat e mia luajnë gjithmonë për të fituar. Mendoj se çdo skuadër duhet të ketë ekuilibër mes dy fazave të lojës. Duhet t’i bindësh lojtarët për të sakrifikuar, vetëm kështu arrin rezultate pozitive”.

Por, cili është sekreti për të fituar nesër?

“Nesër do të fitojë ajo skuadër që do të sulmojë më mirë. Atalanta ka lojtarë të fortë në fushë dhe në stol. Shihni Muriel, ai ka zgjidhur shumë ndeshje duke ardhur nga stoli. Po shkëlqejnë me Gasperinin dhe më vjen shumë mirë për ta”.

“Duhet të jemi krenarë për punën që kemi bërë deri tani dhe duhet të vazhdojmë të japim më shumë se 100%. Ne e kemi për detyrë të japim gjithmonë maksimumin, për klubin dhe tifozët tanë. Ka raste kur ia dalim, ndonjëherë edhe më pak, por dëshira nuk na ka munguar kurrë“, deklaroi Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat