“Rinovimi? Vendos Maldini, mjafton të më telefonojë”, Ibra i drejtpërdrejtë

Futboll

“Rinovimi? Vendos Maldini, mjafton të më telefonojë”, Ibra i drejtpërdrejtë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 22:05
Zlatan Ibrahimovic

Stefano Pioli shpreson që Zlatan Ibrahimovic ta kalojë sa më shpejt dëmtimin muskulor që pësoi në sfidën e 28 shkurtit kundër Romës (kuqezinjtë fituan 1-2 në kryeqytet), teksa tifozët e shumtë të “Djallit” mezi po presin që bomberi nordik të rinovojë kontratën me klubin e tyre të zemrës.

39-vjeçari është një lider i madh dhe ia ka dalë të rikthejë Milanin në nivele të larta. Ibra ka folur së fundmi në lidhje me rinovimin e kontratës me klubin italian, duke i dhënë një sinjal të qartë Paolo Maldinit, drejtorit teknik të Milanit.

“Unë ndihem shumë mirë te Milani. Nëse Paolo (Maldini) dëshiron të rinovojë me mua, mjafton që të më marrë në telefon“, deklaron sulmuesi i famshëm me origjinë nga Bosnja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat