Sejdini: Kampionat çudirash, nuk vuan pandeminë por atë kërcu mbi samar

Futboll

Sejdini: Kampionat çudirash, nuk vuan pandeminë por atë kërcu mbi samar

Më: 7 mars 2021 Në ora: 23:00
Sejdini: Kampionat çudirash, nuk vuan pandeminë por atë kërcu mbi samar

Ish-trajneri i njohur Faruk Sejdini, e vlerëson kampionatin e këtij viti si shumë të çuditshëm për faktin se ka nisur në mënyrë të tillë.

Trajneri shpjegoi në “Sport News Plus” se skuadrat po vuajnë atë programim të gabuar që u bë në start, për shkak të bojkotit të kampionatit, e që ngjeshi në mënyrë të pakuptimtë edicionin,

“Kampionati i surprizave, që të mos them i çudirave. Filloi çuditshëm e do të derivojë çudira. Pse do të thoni? Pandemia ishte në gjithë botën, ne patëm përveç saj një pseudopandemi, nuk e di se çfarë ishte ajo sajesa. Ajo u vu si kërcu përmbi samar. Tani duke qenë që kjo situatë u krijua kështu, kjo do derivojë.

Nëse Vllaznia pati mundësi të merrte nivelin maksimal të përgatitjes dhe arriti të merrte atë ku arriti, tani nuk e mban dot se ngarkesa nuk e mban. Një ekip tjetër që ishte poshtë pastaj u ngrit. Të gjitha këto, vektorë që ulen e ngrihen, janë oscilacione të natyrës së paparashikueshme. Ky kampionat do të vuajë jo pandeminë, ky më shumë se pandemia vuan atë një muaj që e goditën kot artificialisht.

Mendoj se të gjithë ekipet, edhe ai pa shpresë, ka shpresë edhe ai që mendon në start të dalë, nuk del kampion për shkak të situatës. Tirana beson sigurisht, për sa kohë që diferencat janë kështu.

Kur themi që Apolonia shpreson të shpëtojë, pse të mos themi se Tirana mund të shkojë lart se diferenca aq është”, tha Sejdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat