Unitedi shënjestëron transferimin e De Ligt

Futboll

Unitedi shënjestëron transferimin e De Ligt

Më: 8 mars 2021 Në ora: 08:36
Matthijs de Ligtin

Manchester United është duke tentuar që të transferojë Matthijs de Ligtin nga Juventusi.

Zonja e Vjetër mbështetet shumë në holandezin, mirëpo kriza financiare që i ka kapluar mund të bëjnë që ata të shesin lojtarin.

Kështu, sipas asaj që raporton TodoFichajes, Unitedi është duke tentuar që të përfitojë nga kjo situatë dhe të transferojë De Ligtin.

Ole Gunnar Solskjaer nuk është i kënaqur me qëndrueshmërinë e mbrojtësve që ka dhe po kërkon përforcime më të mëdha.

Holandezi është shënjestra kryesore dhe klubi anglez shpreson se mund ta transferojë atë në shumën e 70 milionë eurove.

United po ashtu mund të bëjë një ofertë për huazim me detyrim për ta blerë në verën e vitit 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat