Problemet e para që Laporta duhet ti adresojë si president i Barçës

Futboll

Problemet e para që Laporta duhet ti adresojë si president i Barçës

Më: 8 mars 2021 Në ora: 08:51
Joan Laporta

Joan Laporta është presidenti i ri i Barcelonës.

Laporta i cili ishte në krye të klubit nga viti 2003 deri në vitin 2011, është rizgjedhur për një mandat të dytë.

Joan Laporta ishte në garë me Víctor Font dhe Toni Freixa për të parin e Barcelonës.

58 vjeçari fitoi 34,184 vota ose (54.28%), ndërsa Víctor Font morri 16,679 vota (29.99%) dhe Toni Freixa 4,769 vota (8.58%).

Tani, presidenti i ri ka disa sfida me të cilat duhet të përballet menjëherë. E para është qëndrimi i Lionel Messit në klub, Laporta kishte deklaruar se nëse do jetë president, ai do bëjë gjithçka në mënyrë që Messi të qëndrojë.

Presidenti kishte deklaruar se Xavi meriton të jetë trajner i Barcelonës, duke deklaruar se edhe nëse Koeman e fiton tripletën, ai do të emërojë Xavin trajner të “Blaugranëve”.

Gjithashtu edhe kontratat e Sergi Robertos dhe Ousmane Dembele të cilat skadojnë në vitin 2022 do të adresohen menjëherë nga presidenti i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat