Ibrahimovic do të qëndrojë te Milani nëse Maldin e dëshiron një gjë të tillë

Futboll

Ibrahimovic do të qëndrojë te Milani nëse Maldin e dëshiron një gjë të tillë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 08:57
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic thotë se ai është i hapur për të qëndruar në Milano edhe për një sezon më shumë nëse Paolo Maldini dëshiron.

Suedezi kishte marrë pjesë në të pesë netët e festivalit prestigjioz të muzikës Sanremo në fillim të javës që lamë pas dhe foli për përvojën e tij në një intervistë me Che Tempo Che Fa, në RAI.

“Nuk doja t’i dija pyetjet para se të hyja në skenë. Doja që të ishte diçka e natyrshme”, ka thënë Ibra. “Ky është shpjegimi i Zlatan. Kjo është e vërteta”.

39-vjeçari është i lënduar, por u bashkua me shokët e tij të Milanit në Verona me Rossonerët që fituan 2-0.

“Unë jam Zlatan, ndiej përgjegjësinë dhe ndihem si një lider. Kjo skuadër është e vetmja që më bëri të ndjehem i emocionuar. Unë dua të jap mësim, dua të jem udhërrëfyes”.

“Kur them diçka, ata të tjerët janë si: ‘Ok, ne po e bëjmë atë’. Sot doja të isha në Verona, e ndjeva brenda. Kur kaloj një ditë pa ta është si të qëndrosh pa bijtë e mi”.

A do të qëndrojë ai në Milano sezonin e ardhshëm?

“Nuk e di, le të shohim. Nëse Paolo [Maldini] dëshiron, unë jam gati për të”.

“Sezoni është ende i gjatë, kanë mbetur shumë ndeshje. Ne gjithmonë luajmë për të fituar, edhe nëse ata mund të luajnë një herë në javë.”

Ylli i Milanit vazhdoi të fliste për karrierën e tij.

“Kam luajtur me shumë futbollistë të shkëlqyeshëm. Kur kam nënshkruar për Ajax, kam pasur presion mbi mua”.

“Priten të njëjtat gjëra që bëri Van Basten, por unë nuk isha në nivelin e tij. Ai ishte një sulmues i kompletuar që bëri histori. Një nga më të mirët e të gjitha kohërave”, ka shtuar më tej Ibrahimovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat