​Chelsea – Everton, beteja për një vend në Ligën e Kampionëve

Futboll

​Chelsea – Everton, beteja për një vend në Ligën e Kampionëve

Më: 8 mars 2021 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Një luftë e ashpër po zhvillohet në Premier Ligë, ashtu siç ndodh në çdo sezon, ndërmjet skuadrave që pretendojnë të sigurojnë njërën nga pozitat e cila siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Duke parë se Manchester City po thuajse e ka mbyllur garën për titull pasi tashmë ka 11 pikë më shumë se vendi i dytë, janë 7 skuadra që po luftojnë për një vend në garën më të rëndësishme evropiane, Ligën e Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Dy prej tyre padyshim se janë Chesea dhe Evertoni që mbajnë pozitat katër dhe pesë si dhe kanë vetëm një pikë diferencë ndërmjet tyre në të mirë skuadrës së Thomas Tuchel.

Këto dy skuadra ndeshen sonte në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 19:00, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28 të kampionatit anglez.

Këto janë formacionet e mundshme:

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Alonso; Mount, Giroud, Ëerner

Everton: Pickford; Holgate, Godfrey, Keane, Digne; Doucoure, Allan, Davies; Sigurdsson; Calvert-Leëin, Richarlison

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat